Gjermania, Flick: Dorëheqje? Nuk është koha

“Dorëheqje? Nuk është koha e duhur për të folur për këtë, e vështirë të përgjigjem tani pas eliminimit”. Fjalët e trajnerit të Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, pas suksesit 4-2 ndaj Kosta Rikës, i cili nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në fazën e 16-shes. “Fituam, por mund të kishim shënuar më shumë gola – tha ai për ‘ARD’ – Megjithatë eliminimi nuk u vendos sot, 20 minutat kundër Japonisë ishin vendimtare”.
Ndërkohë, Thomas Müller njofton lamtumirën e tij me kombëtaren gjermane pas eliminimit nga Kupa e Botës. “Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë: ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”. Me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil. “Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm – tha ai pas ndeshjes – Kemi një ndjenjë pafuqie”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



