Hollanda kërkon kualifikimin përballë Katarit të “humbur”

Hollanda përballë Katarit, është momenti për ndeshjen mbyllëse të fazës së grupeve për të dhënë dhe verdiktet përfundimtare. Për aziatikët është vetëdija se aventura tashmë ka përfunduar pavarësisht rezultatit të ndeshjes ndaj portokallinjve. Për tulipanët, nga ana tjetër, duhet të paktën një pikë për të qenë të sigurt për kualifikimin në 1/16.
Renditja e sheh Hollandën në krye me 4 pikë së bashku me Ekuadorin (diferencë golash identike), Senegali është me 3 dhe Katari me 0.
Për shumëkënd, 4 pikët e fituara nga Hollanda dukeshin si një shpërblim i tepruar për një kombëtare që u dorëzua papritur dhe kishte pak ide. Por ecuria e pamposhtur e van Gaal arriti në 17 ndeshje radhazi (12 fitore dhe 5 barazime). Mjaft për të qenë optimist.
Aziatikët humbën në debutimin e tyre kundër Ekuadorit dhe sërish me dy gola e pësuan edhe ndaj Senegalit, por duke u paraqitur më mirë se san ë ndeshjen e parë. Është e vërtetë që është Botërori i surprizave, por çdo gjë ka një kufi.
HOLLANDË-KATAR
Hollanda(3-4-1-2): Noppert; Timber, van Dijk, Aké; Dumfries, Berghuis, F. de Jong, Blind; Gakpo; Bergëijn, Depay.
Katari(3-5-2): Barsham; Pedro Miguel, Khoukhi, Hassan; Mohammad, Hatem, Al-Haydos, Madibo, Ahmed; Ali, Muntari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



