Brazili, Casemiro: Garë e mërzitshme, e rëndësishme që kaluam

Uncategorized | 4 vite më parë

I zgjedhur MVP në fitoren e Brazilit ndaj Zvicrës, Casemiro është njeriu i momentit për Seleção: “Para fillimit të Kupës së Botës – tha mesfushori i Manchester United pas ndeshjes – ne e dinim që grupi do të ishte i vështirë. Serbia është një ekip i bezdisshëm për tu përballuar. Sot e dinim që do ishte një lojë akoma më e vështirë. U treguam të duruar, ishte një ndeshje e mërzitshme, për t’u marrë me detaje, e dinim që do ta kishim topin. Falë Zotit e gjetëm golin. Objektivi i parë ishte të kualifikoheshim, kjo ishte shumë e rëndësishme, sidomos në një grup kaq të vështirë. Ne rezistuam mirë dhe ishim të duruar”.

Murat Yakin, trajneri i Zvicrës, e analizon në këtë mënyrë humbjen e ngushtë ndaj Brazilit në ditën e dytë të Grupit F të Katarit 2022: “Skuadra u mbrojt shumë mirë – transmeton blueëin.ch – të gjithë ishin më shumë përkrahës ndaj njëri-tjetrit, Shaqiri na ka munguar, por nga ana tjetër me Brazilin është gjithmonë rrezik të luash bixhoz”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme