Kamerun-Serbi, e ndaluar të gabosh

Pas disfatës në ditën e parë, tashmë është përballje direkte për Kamerunin dhe Serbinë. Humbje përkatësisht ndaj Zvicrës dhe Brazilit, dy kombëtaret do të tentojnë të marrin suksesin e parë për të tentuar të kalojnë në fazën e 16-shes në turne.
Nëse Zvicra mundi Kamerunin me golin e Embolos, Serbia ra në pjesën e dytë për shkak të një dopiete nga Richarlison, autor i një goli me një veprim akrobatik, i cili tashmë është bërë simbol i Kupës së Botës 2022 në Katar.
Kameruni në përgjithësi vjen pas disa humbjeve të pësuar në periudhën e fundit, ndërsa në Kupën e Afrikës së janarit, turneun e fundit madhor të luajtur, përfundoi në vendin e tretë. Nga ana tjetër, Serbia rrëmbeu biletën për Botërorin pa kaluar në play-off, por nuk shkëlqeu në ndeshjen e parë në Katar.
Kamerun-Serbi, sfida e vlefshme për ditën e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror 2022, do të luhet të hënën më 28 nëntor në stadiumin Al Janoub në Al Wakrah në orën 11:00.
KAMERUN-SERBI
KAMERUNI(4-3-3): Epassy; Fai, Castelletto, Nkoulou, Tolo; Hongla, Anguissa, Gouet; Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi.
SERBIA (3-4-1-2): V. Milinkovic-Savic; Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic; Zivkovic, Lukic, S. Milinkovic-Savic, Kostic; Tadic; A. Mitrovic, Vlahovic.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



