Kosta Rika kirurgjikale: një gjuajtje, një gol. Japonia befasohet

Uncategorized | 4 vite më parë

Mjafton një goditje e vetme në portë për Kosta Rikën për të mposhtur Japoninë 1-0 dhe për të “përqafuar” japonezët në grupin E të Kupës së Botës në Katar. Në një lojë të dominuar nga mërzia dhe pa emocione, ishte një goditje e papritur nga Fuller dhjetë minuta nga fundi që u dha gëzimin e parë amerikano-qendrorëve, të cilët u rikthyen pas rrëzimit në debutimin e tyre kundër Spanjës. Një mundësi e humbur për Japoninë pas fitores së bujshme ndaj Gjermanisë.

Një gjuajtje dhe një gol: cinizëm deri në shkallën më të lartë për Kosta Rikën që harron atë humbje 7-0 të pësuar në debutimin e tyre kundër Spanjës dhe mundi Japoninë 1-0, e cila nuk mundi të vazhdonter me atë ritëm si kundër Gjermanisë. Në grupin E pra është lidhja mes amerikano-qendrorëve dhe japonezëve, të dyja kombëtaret janë me nga 3 pikë. Pjesa e parë është ndoshta më e shëmtuara e këtij edicioni të Kupës së Botës: rekordi negativ me zero gjuajtje në portë nga të dyja skuadrat, që solli mungesën e emocioneve në 45 minutat e para.

E dyta fillon me një tjetër pamje falë pritjes së bukur të Keylor Navas në goditjen e Moritës pas vetëm gjashtëdhjetë sekondash, por është vetëm një iluzion dhe ritmi ulet menjëherë duke u kthyer në mërzinë e fraksionit të parë. Duhet një blic për të tronditur lojën dhe arrin në minutën e 81-të me avantazhin e papritur të Kosta Rikës: goli i Fuller në shtyllën e largët nga brenda zonës, Gonda nuk ka se çfarë të bëjë.

 Goditja e parë e Kosta Rikës në portë në Katar përputhej gjithashtu me golin e parë për amerikano qendrorët. Japonia hidhet përpara, por në minutën e 86-të Asano dhe Minamino nuk arrijnë të zgjidhin një situatë të krijuar në zonën e vogël të Keylor Navas. Ky ishte i vetmi reagim i rëndësishëm. Sot japonezët nuk ishin në ditën e tyre, ashtu si në ndeshjen me Gjermaninë dhe humbasin mundësinë e parë për të prerë biletën për në raundin e 16-shes.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme