Tunizia, surpriza e grupit D? Përgjigja vjen me Australinë

Uncategorized | 4 vite më parë

Tunizia dhe Australia, ballë për ballë në ditën e dytë të grupit D të Kupës së Botës në Katar.

Tunizia, e freskët nga barazimi pa gola kundër Danimarkës, po kërkon suksesin e parë në Kupën e Botës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Të njëjtën synon të bëjë edhe Australia, e cila pas avantazhit iluzion të Goodëin-it, pësoi forcën shokuese të Francës, e aftë për t’u imponuar 4-1.

Tunizia është e vetmja skuadër afrikane e kualifikuar në Kupën e Botës që nuk ka arritur asnjëherë të kalojë grupet dhe barazimi ndaj Danimarkës mund të jetë shenjë e mirë për ndeshjen kundër Australisë. Nuk do të ketë shumë ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë. Edhe Australia, pavarësisht humbjes 4-1, do të prezantojë pothuajse të njëjtën 11 startuese të ndeshjes ndaj Francës me shumë pak ndryshime.

Tunizia-Australi do të luhet të shtunën më 26 nëntor 2022 në stadiumin Al-Janoub në Al Ëakrah në orën 11:00.

TUNIZI-AUSTRALI

TUNIZIA (3-4-3): Dahmen; Bronn, Meriah, Talbi; Drager, Skhiri, Laidouni, Abdi; Ben Slimane, Khazri, Msakni.

AUSTRALIA (4-2-3-1): Ryan; Karacic, Roëles, Souttar, Behich; Irvine, Mooy; Leckie, Hrustic, Goodëin; Duke.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme