Trajneri i Brazilit, Tite: Neymar do të luajë përsëri

Uncategorized | 4 vite më parë

“Ne kemi besim, Neymar do të luajë sërish në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar”. Trajneri i Brazilit, Tite siguron një vend të tërë për gjendjen e yllit të skuadrës, i cili u detyrua të largohet në fund të ndeshjes së tij debutuese në kampionatin botëror kundër Serbisë për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës së djathtë. “Ai ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndrojë në fushë për të ndihmuar shokët e tij derisa nuk mundi të vazhdonte dhe u zëvendësua. Kjo është e lavdërueshme – shpjegoi Tite – Nuk e pashë që ishte i lënduar, qëndrimi i tij më bëri të mashtrohesha”.

“Ai ndrydhi kyçin e djathtë. Nuk kemi pasur ende kohë për të bërë një vlerësim më të plotë, por kavilja tashmë është fryrë pak. Është e rëndësishme të presim 24 orët e para, të shohim se si do të reagojë – shpjegoi mjeku i ekipit, Todrigo Lamar – Tani është vetëm një çështje qetësie dhe pak durimi. Jashtë Kupës? Shumë shpejt për të thënë. Le të shohim se si do të shkojë në orët e para për të përcaktuar se si do të jetë evolucioni. Ai shkoi të luftojë për një top, kundërshtari u kundërpërgjigj duke ushtruar presion dhe kyçi i këmbës u përdrodh”, fjalët e tij për ‘Rádio Itatiaia’.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme