Trajneri i Ganës sulmon Ronaldon: Penallti qesharake, e dhanë

Është Otto Addo, i cili pas nokautit të Ganës ndaj Portugalisë, thjesht nuk mund të gjejë qetësi. Trajneri afrikan është zemëruar në fund të ndeshjes për penalltinë e dhënë për luzitanët dhe që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes që përfundoi 3-2 për skuadrën e Santos. Addo nuk ka dyshime, penalltia do të ishte një rast “sutudimi psikologjik”.
Trajneri i Ganës gjeti vetëm një shpjegim për gjuajtjen prej 11 metrash të caktuar për Portugalinë: “Nuk e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR, ose ndoshta e kuptoj, sepse ai është Cristiano Ronaldo. Është i vetmi shpjegim që mund të japim. Urime CR7 për golat rekord në Kupën e Botës, por penalltia ishte qesharake”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



