Parlamenti i BE-së: Korrupsion në FIFA

Uncategorized | 4 vite më parë

Parlamenti i BE-së shpreh keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë dhe lëndimet e pësuara nga punëtorët gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2022 në Katar. Eurodeputetët theksojnë në një deklaratë se, “Katari fitoi procesin e ofertimit të Kupës së Botës mes akuzave të besueshme për korrupsion dhe ryshfet, dhe dënon vdekjen dhe lëndimet e mijëra punëtorëve migrantë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, që e ndihmoi vendin të përgatitet për turneun”.

Duke e përshkruar korrupsionin brenda FIFA-s si “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”, eurodeputetët  dënojnë mungesën e transparencës dhe mungesën e qartë të vlerësimit të rrezikut që ka karakterizuar zgjedhjen e Katarit si vend pritës për Kupën e Botës në 2010, duke nënvizuar se si FIFA ka dëmtuar rëndë imazhin dhe integritetin e futbollit botëror”.

Parlamenti u kërkon vendeve të BE-së, veçanërisht ato me liga kombëtare të mëdha të futbollit, si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, të ushtrojnë presion mbi UEFA dhe FIFA në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për kryerjen e reformave themelore. Këto përfshijnë futjen e procedurave demokratike dhe transparente për ndarjen e Kupës së Botës dhe zbatimin rigoroz të kritereve të të drejtave të njeriut dhe qëndrueshmërisë për vendet pritëse”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme