Përplasje mes tifozëve argjentinas dhe meksikanë, ka të plagosur

Uncategorized | 4 vite më parë

Katari zbulon fenomenin e tifozëve të dhunshëm, Botërori fatkeqësisht edhe është ky. Në natën mes të mërkurës dhe të enjtes ka pasur përleshje të ashpra mes tifozëve argjentinas dhe meksikan, sipas mediave amerikano-jugore ka edhe disa të plagosur.

Dy grupet janë përballur me njëri-tjetrin pas një diskutimi në të cilin kanë pasur fyerje, nuk ka pasur polici që t’i ndajë siç dëshmohet nga videot e postuara në rrjet. Goditje me grushta, shkelma, shkopinj e madje edhe thyerje në një lokal ku përplaseshin shishe dhe gota.

Episode shqetësuese në kuadër të ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës për grupin C, të planifikuar për të shtunën më 26 nëntor në Lusail. FIFA ka hapur procedim disiplinor edhe ndaj Federatës Meksikane për fyerjet e tifozëve të saj ndaj Robert Leëandoëskit pas penalltisë së humbur në ndeshjen kundër Polonisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme