Uruguaj sfidon Korenë me Nuñez-Suarez

Uncategorized | 4 vite më parë

Uruguaj debuton në Katar duke sfiduar Korenë e Jugut në ndeshjen që hap grupin H, të kompletuar nga Portugalia dhe Gana.

La Celeste, pas çerekfinaleve të arritura në Rusi 2018, mori biletën për kampionatin maksimal falë vendit të tretë të pushtuar në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut.

Përzgjedhja e drejtuar nga Diego Alonso po përgatitet të sfidojë Korenë e Jugut, e cila pas vendit të katërt të bujshëm në edicionin vendas të vitit 2002, ka kompensuar tre eliminimet në grupe në katër Botërorët e fundit.

Nga njëra anë do të jenë Nunez dhe Suarez, e tashmja dhe e kaluara e Liverpool-it. Në qendër të vëmendjes edhe Valverde i Real Madridit dhe Son i Tottenhamit. Do të jetë gjithashtu një ndeshje me aludime të Serisë A: Bentancur, sot te Spurs, luajti pesë vjet për Juventusin, ndërsa Olivera i Napolit do të sfidojë shokun e tij të klubit Kim Min-Jae.

Uruguaj-Koreja e Jugut do të luhet të enjten më 24 nëntor 2022 në stadiumin Education City në Al Rayyan në orën 14:00.

URUGUAJ-KOREA E JUGUT

URUGUAJ (4-4-2): Rochet; Caceres, Godin, Gimenez, Olivera; Vecino, Valverde, Bentancur, De Arrascaeta; Nuñez, Suarez.

KOREA E JUGUT (4-4-2): Kim Seung-gyu; Kim Moon-hëan, Kim Young-gëon, Kim Min-jae, Kim Jin-Su; Lee Jae-sung, Jeong Ëoo-Yeong, Hëang In-beom, Na Sang-ho; Son Heung-min, Cho Gue-sung.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme