E marta e zezë e mbretërve: Messi dështon me Argjentinën, Cristiano

Messi dështoi në fushë, u mund me Argjentinën e tij në përballjen ndaj Arabisë Saudite. Goli i tij me penallti ishte i kotë, performanca e tij ishte e kotë. Cristiano nuk ka dalë ende në fushë, por nga sot është i papunë. Luksoz, pa dyshim. Por gjithmonë është pa ekip. E paimagjinueshme vite më parë.

Në Argjentinë flasin për “Golpazo” dhe ndoshta nuk ka shprehje më të mirë për të treguar se sa të tronditur janë argjentinasit pas humbjes së tyre në dëbutim. Pavarësisht Messit, dy golat e Arabisë Saudite lënduan shumë keq.

Megjithatë, është ai që ka një komb të tërë mbi supe. Të gjithë do të donin ta shihnin Messin të përfundojë karrierën e tij si kampion bote. Edhe futbolli e meriton, ndoshta: por a ka ende mbreti forcën për të rritur shokët e skuadrës dhe të nderojë vendin e tij?

Është edhe një tjetër mbret në krizë. Cristiano Ronaldo, pas deklaratave bombastike pak ditë më parë, e dinte shumë mirë se aventura e tij në Mançester kishte marrë fund. Ai nuk imagjinonte, ndoshta, kohën dhe mënyrën. Zyrtarisht është një zgjidhje konsensuale, ndërkohë që ai do të luajë Botërorin si lider pa ekip.

Botërori i Cristianos do të nisë të enjten në orën 17:00 kundër Ganës. Do të jetë një mundësi për t’i treguar botës, ndoshta, se është ende ai. Ai mund të ketë humbur një fanellë, por ende nuk i ka humbur dëshira për të qenë numri 1. A do të mund ta provojë?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



