Van Gaal e pranon: Nuk luajtëm mirë

Uncategorized | 4 vite më parë

Një nisje me fitore për Hollandën, 2-0 përballë Senegalit, por forma e treguar nuk bind, këtë e pranon dhe trajneri i holandezëve, Luis Van Gaal.

“Kurrë nuk kam menduar për humbje, me ardhjen e Depay doja të kisha më shumë shanse për të shënuar. Është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ne ishim marrë vesh para ndeshjes që ai të luante rreth gjysmë ore. Ai do të dëshirojë të luajë me Ekuadorin, por unë duhet të vlerësoj formën e tij pas kësaj ndeshje. Gakpo ishte vendimtar, e lashë në lojë sepse di të shënojë gola dhe është shumë i shkathët”.

“Senegali pati tre raste, por ne kemi një portier që i di gjërat e tij mes shtyllave. Ne nuk luajtëm shumë mirë, u dhamë topin dhe mundësinë për të shënuar shumë herë. Duhej të ishim më kompakt. Ne vetëm mund të përmirësohemi, ndoshta ka pasur një tension të caktuar mes lojtarëve”. Kështu ka komentuar Louis Van Gaal pas fitores debutuese të Holandës ndaj Senegalit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme