Southgate nuk kënaqet: Duhet të përmirësohemi

“Është një fillim i mrekullueshëm, por ne duhet të përmirësohemi”. Kështu ka deklaruar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pas suksesit kundër Iranit në debutimin e tij në Botërorin e Katarit. “Të fitosh me atë diferencë dhe të luajmë siç bëmë në pjesën më të madhe të lojës na bën vërtet të lumtur”, shpjegoi trajneri për BBC. “Skuadra e përgatiti lojën shumë mirë. Kishte shumë ndërprerje, por presioni dhe lëvizjet tona ishin shumë të mira”.
“Mbrojtja jonë kontrolloi lojën në orën e parë dhe ishte e duruar. Mesfusha ishte e shkëlqyer dhe sulmuesit tanë kanë qenë gjithmonë kërcënues. Jam i lumtur, por nuk duhej të pranonim dy gola në atë fazë të lojës”, shtoi ai. “Përfundimi? Është pasojë e rezultatit, ne kishim 24 minuta kohë shtesë. Kur luajmë me një ritëm të ngadaltë, nuk jemi aspak të efektshëm”. Ndeshja e radhës, kundër Shteteve të Bashkuara: “Do të duhet të luajmë mirë”, ka shpjeguar trajneri anglez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



