Deschamps ka zgjedhur: Giroud do të zëvendësojë Benzema

Uncategorized | 4 vite më parë

Olivier Giroud do të jetë sulmuesi kryesor i Francës në Katar 2022. Didier Deschamps e bëri të ditur këtë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes hapëse kundër Australisë. “Me mungesën e Benzema, Olivier Giroud, i cili nuk ishte shumë i dashur për francezët, do të jetë titullar – shpjegoi trajneri i Francës me buzëqeshje -. Por tani të gjithë e duan atë, madje edhe ata që e kritikuan, dhe unë shoh disa në këtë dhomë”.

“Franca është shumë e lumtur dhe Giroud dhe unë jemi gjithashtu – shtoi ai -. Ai është me ne për disa kohë. Është një sulmues shumë i dobishëm me mënyrën e tij të lojës, edhe nëse nuk shënon, është i rëndësishëm”.

“Unë kam njëmbëdhjetë vjet me kombëtaren. Shpirti im konkurrues më shtyn të synoj vazhdimisht për më shumë. Kam etje për fitore, për trofe – shpjegoi Giroud -. Në moshën time, jam në gjendje të jem kaq vendimtar dhe të ndihem mirë, është një lumturi e vërtetë”.

“Unë nuk i vendos vetes kufij. Thashë se mund të jenë ndeshjet e mia të fundit, por nuk dua të njoftoj asgjë – shtoi ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje për të ardhmen e tij në kombëtare pas Kupës së Botës -. luaj derisa trupi im të thotë stop”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme