Hollanda, pas tetë vitesh në një fazë finale: e pret Senegali

E përfshirë në Grupin A, Hollanda po përgatitet të luajë një fazë finale të Kupës së Botës tetë vjet pas herës së fundit, pas zhgënjimit të moskualifikimit në edicionin 2018. Ndryshe nga Italia, në pamundësi për t’u ngritur sërish, ‘Portokallinjtë’ kanë goditi objektivin.
Për skuadrën e Louis Van Gaal (i cili do t’i hapë rrugën Ronald Koeman pas këtij kampionatir), debutimi është kundër kampionit në fuqi të Afrikës, Senegalit, ndërkohë që në këtë grup bëjnë pjesë dhe Katari e Ekuadori, që hapën sezonin.
Ky do të jetë takimi i parë midis këtyre dy ekipeve kombëtare. Hollanda nuk ka humbur kurrë kundër ekipeve afrikane në Kupën e Botës (tre fitore dhe një barazim), por edhe Senegali është i pamposhtur ndaj ekipeve evropiane në fazën e grupeve të kompeticionit (dy fitore dhe një barazim).
Senegali arriti të sigurojë biletën për në Katar me penallti në playoffin e luajtur në mars kundër Egjiptit. ‘Faraonët’ fituan në ndeshjen e parë 1-0 (autogol nga Ciss) dhe u mposhtën me të njëjtin rezultat në ndeshjen e kthimit (gol vendimtar nga Dia).
Holanda përfundoi në vendin e parë në grupin e saj kualifikues përpara Turqisë me 23 pikë, rezultat i shtatë fitoreve, dy barazime dhe vetëm një humbja(vetëm kundër Calhanoglu dhe shokëve të tij, më 24 mars 2021).
SENEGAL-HOLLANDË
Senegal(4-3-3): Mendy, Sabaly, Koulibaly, Diallo, Ballo-Touré, Idrissa Gueye, Pape Gueye, Matar Sarr, Diatta, Dia, Ismaila Sarr. Trajner: Cisse
Hollandë(3-5-2): Pasveer, Timber, van Dijk, Aké, Dumfries, Berghuis, De Jong, Koopmeiners, Blind, Janssen, Bergëijn. Trajner: Van Gaal
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



