Orsato, arbitër në ndeshjen Katar-Ekuador

Uncategorized | 4 vite më parë

Daniele Orsato, i vetmi gjyqtar italian i pranishëm në Kupën e Botës, është caktuar për ndeshjen hapëse Katar-Ekuador. Në orën 17:00, do të jetë një moment shumë emocionues për Orsaton, i cili shton një tjetër ndeshje të madhe në karrierën e tij fantastike.

I lindur në vitin 1975, Orsato ka tejkaluar kufijtë e moshës, por ka pasur një tjetër përjashtim dhe për këtë arsye mund të arbitrojë në Itali dhe në Europë. Në Serie A ka drejtuar të gjitha ndeshjet kryesore, së fundmi ka qenë arbitër në ndeshjet Milan-Juventus dhe Roma-Lazio.

FIFA dha njoftimin zyrtar me një postim në Tëitter dhe bëri të ditur emrin e Daniele Orsato, i cili me siguri do të ketë mundësinë të arbitrojë edhe shumë ndeshje të tjera në Katar 2022.

Në vitin 2018 ai ishte gjyqtar në VAR në Kupën e Botës në Rusi, ndërsa në Euro 2021, ishte një nga arbitrat, duke arritur në raundin e dytë kur drejtonte Suedi-Ukrainë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme