Gjermania, “më e lodhura” e Botërorit

Uncategorized | 4 vite më parë

Një Kupë Botërore e veçantë. Unike. Të paktën tani për tani. Sepse luhet në dimër dhe rrjedhimisht në mes të angazhimeve që kanë futbollistët me klubet përkatëse. Zakonisht kalojnë disa javë ose të paktën 19 ditë, mes ndeshjes së fundit të sezonit dhe ndeshjes së parë të Kupës së Botës. Këtë vit është ndryshe.

Mbrëmjen e së dielës kampionatet e ligave të ndryshme ishin ende aktive, që do të thotë se jo vetëm është ulur periudha e pushimit në këtë rast vetëm 7 ditë, 12 më pak, por është rritur numri i lojtarëve që kanë shumë minuta në këmbë përpara nisjes së Botërorit dhe kjo mund të ndikojë në spektaklin dhe rezultatin e ndeshjeve.

Gjermania është skuadra që vjen në botërorin e katarit me numrin më të madh të lojtarëve të sfilitur. Skuadra prej 26 lojtarësh e Flick ka luajtur gjithsej deri tani 25,276 minuta. E ndjek Anglia, me 25,077 minuta dhe më pas vijnë me radhë, Franca 23,429, Brazili 20,532, Spanja 20,432, Portugalia 18,554, Argjentina 17,666.

Pra ka një diferencë prej 7610 minutash mes Gjermanisë dhe Argjentinës, dy prej favoritëve për titull. Ndoshta nuk është rastësi që disa lojtarë janë menaxhuar kohët e fundit me kohën e tyre të aktivizimit. Kështu Kimmich, 27 vjeç ka luajtur 1975 minuta, ndërsa Müller, 33 vjeç është aktivizuar vetëm për 969.

E megjithëse ka kaq pak minuta në këmbë, sulmuesi i Bajernit nuk është vënë asnjëherë në dyshim për pjesëmarrjen e tij në botëror. Mbi të gjitha, që ky në Katar është tepër i veçantë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme