Botërori i Katarit, skandali që trondit turneun: akuzat janë

Një akuzë e re e bujshme trondit botën e futbollit dhjetë ditë para fillimit të Botërorit. Një raport nga Equidem Research and Consulting thekson shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut dhe denoncon vdekjen e dy punëtorëve të tjerë në kantierin e ndërtimit të stadiumit që duhet të presë finalen e ardhshme të Kupës së Botës.
Punëtorët migrantë të punësuar në stadiumet e Kupës së Botës në Katar janë evakuuar nga kantieret përpara inspektimeve të FIFA-s, për të shmangur ekspozimet dhe ankesat në vendin e punës. Krerët e kompanive të ndërtimit – shkruan Daily Mail – kanë lëshuar qëllimisht alarmet e zjarrit për të siguruar që punëtorët të largoheshin nga ambientet dhe të mos ankoheshin për trajtimin e tyre me zyrtarët e FIFA-s.
Shkeljet e të drejtave të njeriut përfshinin ndëshkimin fizik me punëtorët me performancë të dobët, largimet nga puna përballë ankesave dhe detyrimin për të punuar pavarësisht bllokimit të Covid-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



