Botërori në Katar, hetim tronditës: Franca në luks, punëtorë

Uncategorized | 4 vite më parë

Rreth një muaj para Kupës së Botës në Katar, ka polemika në Francë, ku TV publik ‘France 2’ ka transmetuar një reportazh mbi kushtet në të cilat janë strehuar në Doha punëtorët emigrantë të impiantit që do të presë grupin e ‘Bluve’. Xhirimet e realizuara me një kamerë të fshehtë “para verës” sipas kanalit francez, ku shfaqen banesat e vendosura në zonën periferike “Zona Industriale”, një lagje “rreptësisht e ndaluar për kamera”. Dhoma të ngushta, tualete të pahijshme, lagështirë dhe kondicionerë që nuk funksionojnë me temperaturë 35 gradë.

“Katar 2022: një skandal francez?” titullohet raporti tronditës i transmetuar në programin ‘Complement d’enquête’, i cili tregon hendekun goditës mes kushteve të jetesës së punëtorëve dhe luksit të hotelit me 5 yje ku do të qëndrojë kombëtarja e Didier Deschamps gjatë Kupës së Botës. “Janë gjëra të vogla, thjesht duhet të pikturosh pak…”, fillimisht u përpoq të minimizonte Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i cili pas kritikave të ashpra të ministres së Sportit Amélie Oudéa-Castéra shpalli një mission verifikim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme