Ish-shefi i Ferrari-t, Binoto: Hamilton zgjedhja e gabuar!

Formula 1 | 2 vite më parë

Ljuis Hamilton dhe Ferrari ishte “martesa” e dekadës, por në botën e Formulës 1 ka edhe prej atyre që e shikojnë me skepticizëm këtë bashkëpunim.

Njëri prej skeptikëve është pikërisht ish-shefi i skuderisë së Ferrari-t, Matia Binoto. “A do të kisha firmosur me shtatë herë kampionin e botës? Jo, jo! Nuk do të kisha kontaktuar me Ljusin, do të shikoja për opsione të tjera”, tha Binoto gjatë një intervistë për “Corriere della Sera”.

Binoto tregoi se puna e bërë prej tij vazhdonte që të jepte frytet e veta edhe sot duke komentuar se pasardhësi i tij, Frederik Vasë, po i jep vazhdimësi projektit të nisur vite më parë. “Mendoj se Fred po vazhdon projektin e nisur prej kohësh, ai i ka dhënë vazhdimësi një projekti të strukturuar”, tha Binoto, i cili tani është shef i skuderisë debutuese në Formula 1, Audi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme