Ferrari në festë, Leclerc fiton në Monza

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Pesë vjet pas fitores së tij të parë në Monza, Charles Leclerc merr fitoren e tij të dytë në Çmimin e Madh të Italisë me një strategji të rrezikshme: një ndalesë e vetme për pilotin monegask (por edhe për shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz) kundër dy që bënë McLaren, Mercedes dhe Red Bull.

Në pesëmbëdhjetë xhirot e fundit, Leclerc i rezistoi rikthimit të furishëm të Oscar Piastrit me McLaren.

Australiani përfundon më pak se tre sekonda pas Leclerc, Lando Norris përfundon podiumin përpara Red Bullit të Sainz. Vendi i pestë për Lewis Hamilton përpara Max Verstappen, George Russell dhe Sergio Perez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme