Norris dhuron spektakël, Verstappen i dyti

Nesër në orën 15:00 Lando Norris do të niset i pari në GP të Holandës. Piloti i McLaren ishte më i shpejti në kualifikueset në Zandvoort, duke e ndalur kohën në 1’09″673. Pas shiut që preku provat e lira, seanca kualifikuese u zhvillua në një terren të thatë dhe anglezi arriti të kalonte Max Verstappen (+0.356) dhe Oscar Piastri (+0.499). Leclerc i 6-të: Sainz dhe Hamilton jashtë në Q2.
Publiku holandez nuk priste asgjë më shumë se të festonte një tjetër pole të Max Verstappen, por Lando Norris e prishi festën: piloti i McLaren shënoi kohën më të mirë duke fituar kështu të drejtën e startit përpara të gjithëve nesër në GP holandeze.
Pas tij Verstappen, i dyti me Red Bull (+0.356) dhe shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri (+0.499). Mercedes i Russell (+0.571) përfundon rreshtin e dytë, ndërsa Red Bull i Perez (+0.743) dhe Ferrari i Charles Leclerc (+0.909) nisin në rreshtin e tretë.
Vendi i shtatë dhe i tetë për Aston Martin i Alonso (+0.960) dhe Ëilliams i Albon (+0.980). Aston Martin tjetër i Stroll (+1,184) dhe Alpine i Gasly (+1,304) përfunduan në rreshtin e pestë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




