Hungaroring, Norris merr “pole”-n e tretë të karrierës, McLaren

Lando Norris merr “pole position” në Hungaroring me veturën McLaren, e cila duket se ka asetin më të mirë për pistën legjendare. Nga vendi i dytë ditën e nesërme do të niset një tjetër pilot i skuderisë britanike, Piastri.
Kampioni i botës në fuqi, Verstapen, u kënaq me vendin e tretë duke lënë pas vetes Sainz, Hamilton dhe Lëklerk. Çmimi i Madh i Hungarisë nis të dielën në orën në orën 15:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




