Formula 1, Provat zyrtare të sezonit të ri “frenohen” nga… pusetat

Pusetat vazhdojnë të jenë një problem për Formulën 1. Pas incidenteve që ndodhen vjet gjatë Çmimit të Madh të Las Vegasit ku shumë vetura u dëmtuan rëndë si pasojë e pusetave të qytetit të Nevadës e njëjta gjë ka ndodhur edhe këto ditë në Bahrein.
Edhe pse pista e Sakhir është ndërtuar për të mbajtur garat e Formulës 1, pusetat që filtrojnë ujin pas reshjeve të shiut janë kthyer në një problem.
Në provat zyrtare, të cilat nisën dje veturat kanë patur problem në dalje të kthesës 11-të, aty ku pilotët japin gaz në maksimum përpara se të futen në bokse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




