Prezantohet McLaren MCL38

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Prej disa ditësh njihej ngjyra e makinës së re “McLaren MCL38” me fuqi Mercedes, sot skuadra historike angleze zbuloi edhe format fillestare, por substanca mbetet e fshehur mirë, në pritje të testeve të javës së ardhshme në Bahrein.

Ashtu si Ferrari njëzet e katër orë më parë dhe si Mercedes menjëherë më pas, McLaren i ri menjëherë del në pistën e Silverstone në duart e të dy pilotëve Lando Norris dhe Oscar Piastri për ditën e xhirimeve që i paraprin ekspeditës në Sakhir.

Piloti anglez dhe shoku i tij australian mbështeten në njësinë e fuqisë Mercedes për të sfiduar skuadrat e mëdha në botërorin e Formula 1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme