Hamilton për Mick Schumacher: Ka talent të madh, një fitore për

Lewis Hamilton ka folur për ardhjen e Mick Schumacher tek Mercedes, ku do të zërë pozicionin e pilotit të tretë për sezonin e ri në Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës, për mikrofonat e “Sport Bild”, u shpreh shumë i lumtur me zbarkimin e djalit të Michael, i cili në dy sezonet e fundit ka garuar për Haas. “Mick është shumë i talentuar. Është një fitore për Mercedes. Ai është një pilot gjerman. Babai i tij Michael dhe Mercedes ishin tashmë shumë të afërt”.
“Sot nuk punon aq ngushtë me pilotin e tretë, është shumë punë në simulator dhe jo si më parë, edhe nëse do të vazhdojmë të jemi shokë të skuadrës”, shtoi Hamilton, i cili më pas foli për të ardhmen e tij në Mercedes dhe në Formula. 1 – Nuk do të zgjasë shumë, por unë do të qëndroj”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




