F1 Ferrari, Leclerc: Sainz? Nuk ka nevojë për këshilla

Formula 1 | 6 vite më parë

“Ishte bukur të rikthehesha në pistë edhe nëse 44 ditë mund të duken të shkurtra, në fund të fundit është shumë, veçanërisht kur nuk e bën atë që do më shumë”. Charles Leclerc komenton kthimin e tij në timonin e Ferrarit pasi 113 xhiro përfunduan dje në Fiorano.

Monegasku, duke folur për Sky Sport, shprehu gjithë gëzimin e tij: “Unë jam shumë i lumtur që jam përsëri në pistë. Unë menjëherë u ndjeva i qetë, normalisht pushimi i dimrit është shumë më i gjatë, këtë vit vendosëm të bëjmë një provë në janar dhe kjo na ndihmoi shumë”, tha Leclerc.

“Duhen shumë xhiro para sezonit, edhe nëse ndodh me një makinë 2018, sepse procedurat janë shumë të ngjashme me këtë vit dhe gjithmonë ka punë me inxhinierë dhe mekanikë për të gjetur performancën më të mire”.

Një mendim dhe për shokun e tij të ri të skuadrës, Carlos Sainz: “Mbaj mend që herën e parë kur hyra në një Ferrari nuk isha një pilot zyrtar, por ishte shumë emocionuese sepse ishte F1 i parë që drejtova. Është sigurisht një ditë shumë e veçantë për Carlos, ai kurrë nuk do ta harrojë atë. Nëse ka ardhur deri këtu, mendoj se nuk ka nevojë për ndonjë këshillë: Unë do të jem këtu për ta shikuar dhe për t’i uruar sa më shumë fat”, përfundoi Leclerc.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme