Helmut Duckadam ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

Futbolli në zi, Helmut Duckadam është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Portieri legjendar i Steaua-s ishte heroi i finales së Kupës së Kampionëve 1985-86 kundër Barcelonës. Falë reflekseve të tij, ai mundi të priste të katër penalltitë e goditura nga katalanasit, duke i dhënë titullin skuadrës së tij për herë të parë dhe të vetme në historinë e klubit dhe duke përfunduar gjithashtu në Librin e Rekordeve Guinness. Njoftimi i hidhur është bërë nga ish-kolegu Marcel Puscas në Instagram.
I lindur më 1 prill 1959 në Semlac, në zonën e Aradit, Duckadam fitoi, përveç Kupës së Kampionëve në vitin 1986 me Steauan, edhe titullin kampion rumun dy herë në 1985 dhe 1986. Sipas raportimeve në shtypin rumun, Duckadam ka u përball me disa probleme shëndetësore vitet e fundit dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër në shtator 2024. Ish-portieri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin qendror ushtarak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




