Nadal rikthehet numri 2 në Botë

Rafael Nadal bëhet numri 2 në botë. Mëngjarashi spanjoll sulmon tashmë majën e tenisit botëror. Nga e hëna e ardhshme, Carlos Alcaraz dhe Rafa Nadal do të zënë dy vendet e para në klasifikim botëror. Ky ndryshim erdhi pas humbjes së pësuar nga Casper Ruud në turneun e Seulit. Norvegjezi, favoriti i parë për titullin dhe që mbrojti 250 pikë këtë javë në renditje, detyrohet të heqë dorë nga vendi i dytë në renditje pas humbjes në çerekfinale të turneut të Seulit, të pësuar nga japonezi Yoshihito Nishioka 3-0, me sete 6-2, 3-6 e 6 -2 pas dy orësh lojë.
Në këtë mënyrë Carlos Alcaraz dhe Rafa Nadal vendosin Spanjën në krye të tenisit si numrat 1 dhe 2 në botë. Duhet të ktheheni në vitin 2000 për të gjetur një precedent të dy tenistëve nga i njëjti shtet me numrat 1 dhe 2 të botës, kur këtë e bënë amerikanët Pete Sampras dhe Andre Agassi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




