Sheva mbush 46 vjeç dhe ka një dëshirë: Gjithçka që kërkoj është

Andriy Shevchenko shuan 46 qirinj. Sulmuesi ukrainas, një legjendë e vërtetë e kuqezinjve, i ka kushtuar këtë ditë të veçantë vendit të tij dhe përmes një postimi në Instagram të shoqëruar me flamurin verdheblu, ka shkruar: “Gjithçka që kërkoj për ditëlindjen time është Paqja”. Një dëshirë e thellë, e përzemërt, e aftë për të lëvizur jo vetëm rrjetin, por gjithë botën e futbollit”.
Nuk është hera e parë që ish-sulmuesi i Milanit, por edhe trajneri të Ukrainës nga viti 2016 deri në vitin 2021, nis apele dhe kërkesa për paqe. Një tjetër moment plot emocion ishte ai i marsit të kaluar në San Siro, kur gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit, me një mesazh në ekranin e madh, Shevchenko tha: “Të dashur miq italianë, ju kërkoj mbështetjen tuaj për paqen në Ukrainë. Populli ukrainas dëshiron paqe. Sepse paqja nuk ka kufij. Sepse ajo që na bashkon duhet të jetë më e fortë se ajo që na ndan. Le ta ndalojmë këtë luftë së bashku. Një përqafim për të gjithë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




