Tenis Cincinnati, eleminohet Nadal

Masteri 1000 i Cincinnatit nuk ka qenë i mbarë për Rafael Nadal. Tenisti spanjoll është eliminuar që në turin e parë të turneut amerikanoverior, nga kroari Borna Coric. Nadal rikthehet në fushë pas 6 javësh mungesë për shkak të dëmtimit që pësoi në pjesën e barkut, gjatë turneut të Wimbledonit. Pas 2 orë e 51 minutash lojë, 7-6, 4-6 e 6-3 ishin rezultatet e seteve në favor të 25 vjeçarit kroat, që ndodhet në vendin e 152 në renditjen botërore. Coric, nuk fitonte ndaj një tenisti të 10-shes së parë që nga US Open i 2020, kur në turin e tretë eliminonte numrin 6 të botës, Stefano Tsitsipas, pas një ndeshje maratonë prej 4 orë e 36 minutash. Ndërsa për Rafan bëhet fjalë për humbjen e parë që nga 1/8 e turneut italian, të majit të kaluar, kur u eliminua 2-1 nga Shapovalov.
Pas kësaj humbje të Nadal, Medvedev që vazhdon rrugëtimin në Cincinnati, do të vazhdojë të mbajë numrin 1 në botë, të paktën deri në US Open.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




