Përplasje të tifozëve me policinë pas ndeshjes

Takimi i parë i turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës, i zhvilluar të martën në mbrëmje në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ka degjeneruar në përplasje midis tifozëve dhe policisë.

Në pamjet e siguruara nga RTSH Sport nga xhirime amatore shihen tifozët e skuadrës mike të Zrinjskit të konfrontohen fizikisht me forcat e ruajtjes së rendit në zonën përreth stadiumit.

Ndonëse nuk ka ende një njoftim zyrtar, mësohet se një numër tifozësh të skuadrës kampione të Bosnjë-Hercegovinës, por që është me bazë etnike kroate, janë shoqëruar në komisariatin përkatës nga forcat e policisë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




