Felipe Melo sulmohet dhe grabitet në rrugë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Një ngjarje e rëndë për Felipe Melo. Mesfushori 39-vjeçar i Fluminense (ish i Fiorentinës, Juves dhe Interit) pësoi një grabitje pas humbjes 4-0 ndaj Corinthians në Maracanã. Në Avenida Brasil, rruga e hyrjes dhe e daljes së Rio de Zhaneiros (ndërsa udhëtonte për në Paraty, një komunë tjetër në këtë shtet), lojtari – së bashku me gruan, fëmijët dhe një mik – u bllokua nga hajdutë të armatosur, të cilëve ia vodhën një Mercedes Gle 53 dhe disa sende personale.

Për fat të mirë, protagonistët e fatkeqësisë – të cilët më pas u kthyen në shtëpinë e Felipe Melos në Rio – janë mirë. Një çift erdhi për t’i ndihmuar ata pranë vendit të sulmit. Edhe prillin e kaluar lojtari kishte pësuar një grabitje në një nga shtëpitë e tij braziliane: me atë rast hajdutët kishin marrë para dhe sende të çmuara.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme