“Oran 2022”, Manjola Konini pozitive me Covid-19

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Manjola Konini nuk do të garojë në qitje me pistoletë më 1 korrik. Të paktën ky është njoftimi që vjen nga Orani i Algjerisë, atje ku po zhvillohet edicioni i nëntëmbëdhjetë i Lojërave Mesdhetare. Qitësja, gjithnjë sipas burimeve zyrtare të ardhura nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Simptomat janë të forta shoqëruar dhe me rrufë e temperaturë, ndërsa Konini, tanimë, është e izoluar nga pjesa tjetër e delegacionit kuqezi në fshatin olimpik. Për të gjithë delegacionin olimpik janë kryer dhe testet e të gjithë kanë rezultuar negativ.

E premtja do të jetë për Luiza Gegën në 3000 metra me pengesa, Franko Burrajn në 400 metra, Mateo Cacin në peshëngritje pesha 61 kilogram, si dhe notarët Frenki Vogli në 100 metra shpinë, Drini Ujkashej në 50 metra delfin dhe Sara Dande në 800 metra stil i lirë. Rasti i Koninit është i dyti me Covid-19 në delegacionin kuqezi, ndërsa më parë, por pa u nisur në Oran, rezultoi dhe Kampionia e Europës në peshëngritje, Evangjelia Veli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme