Roma-Feyenoord, fluturime speciale për në Tiranë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Ita në ndihmë të tifozëve të Romës. Me rastin e finales së Conference League më 25 maj ndërmjet Romës dhe Feyenoord, kompania Ita Airways ka organizuar dy fluturime speciale nga Fiumicino drejt aeroportit shqiptar. Fluturimet speciale që nisen nga Roma Fiumicino për të marrë pjesë në finalen në Tiranë do të kenë funksionalitetin e mëposhtëm: AZ 0582 e datës 24 maj niset nga Roma FCO në orën 10:00 mbërritja në Tiranë në orën 11:25; AZ 0582 e datës 25 maj nisja nga Roma FCO në orën 12.00 me mbërritje në Tiranë në orën 13.25.

AZ 0507 e datës 26 maj nisja nga Tirana në orën 01.00 dhe mbërritja në Romë Fiumicino në orën 02.25; AZ 0585 e datës 26 maj nisja nga Tirana në orën 6.00 dhe mbërritja në Romë Fiumicino në orën 07.25.

Dy fluturime të reja në të cilat tifozët e Romës do të mund të llogarisin për të udhëtuar drejt Tiranës dhe për të parë finalen e madhe të Romës kundër Feyenoord.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme