Kryeministri Rama për mediat italiane: Kemi një stadium të bukur,

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane, më konkretisht për mikrofonët e Tuttosport, në lidhje me finale e parë europiane që do të luhet në Shqipëri. Të mërkurën e ardhshme, më 25 maj, në “Air Albania do të diskutohet trofeu i Conference League mes italianëve të Romës dhe holandezëve të Feyenoord.

“Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël. Të shqetësuar për fansat e shumtë? Të shqetësuar jo, por do të jetë një risi absolute për ne. Për sa i përket mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftojmë edhe  për Champions League”.

Një nga dy finalistët është skuadër italiani, pikërisht  Roma: “Jam shumë i lumtur, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë edhe për shkak të José Mourinho”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme