Nga Messi te LeBron James: 10 sportistët më të paguar në botë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Los Angeles Lakers nuk i përmbushi pritshmëritë në fushë këtë sezon, pavarësisht se LeBron James, 37 vjeç, vazhdoi të fitojë para në mënyrë mahnitëse: 127 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit nga ylli i Lakers, më shumë se çdo atlet tjetër në planet.

100 atletët më të mirë luajnë në 10 sporte të ndryshme dhe kolektivisht kanë fituar rreth 4.5 miliardë dollarë gjatë 12 muajve të fundit – një rritje prej 6% nga yjet më të paguar të vitit të kaluar.

James kryeson një treshe të yjeve të futbollit botëror dhe një boksier, pasi Lionel Messi (122 milionë dollarë), Cristiano Ronaldo (115 milionë dollarë), Neymar (103 milionë dollarë) dhe Canelo Álvarez (89 milionë dollarë) përfundojnë pesëshen e parë.

Ja renditja e 10 më të paguarve:

1) LeBron James: 126,9 milionë dollarë

2) Lionel Messi: 122 milionë dollarë

3) Cristiano Ronaldo: 115 milionë dollarë

4) Neymar: 103 milionë dollarë

5) Canelo Alvarez: 89 milionë dollarë

6) Stephen Curry: 86,2 milionë dollarë

7) Kevin Durant: 85,9 milionë dollarë

8) Roger Federer: 85,7 milionë dollarë

9) James Harden: 76 milionë dollarë

10) Tiger Woods: 73,5 milionë dollarë

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme