Erald Mihasi, kampioni i shahut

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Sporti i shahut tashmë është kthyer në traditë në Sarandë. Jo vetëm me krijimin dhe pjesëmarrjen e Butrintit në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, por mbi të gjitha me dëshirën e kujtdo për të luajtur sportin e katrorëve bardhezi. Një traditë e përvitshme në Sarandë është bërë dhe kampionati lokal, që këtë vit ka hyrë në edicionin e tij të 21-të. Ky kampionat, që u organizua nën kujdesin e Bashkisë dhe të klubit shumësportësh Butrinti, u zhvillua 17-21 shkurt.

22 shahistë pjesëmarrës të ndarë në tre kategori fëmijë, të rinj dhe të rritur. Dhe e hëna e 21 shkurtit ka shënuar dhe mbylljen e aktivitetit, atje ku kampion lokal u shpall Erald Mihasi.

Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut përshëndetën dhe shefi i klubit shumësportësh Butrinti, Fuat Karali, trajneri i Butrintit, Lime Mihasi, si dhe kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme