Ylber Sefa: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Pak ditë më parë, një nga protagonistët më të spikatur të çiklizmit shqiptar të këtij 10-vjeçari të fundit, Ylber Sefa, ka njoftuar tërheqjen e tij nga ky sport. Dhe duke folur posaçërisht për RTSH Sport nga Belgjika, 30-vjeçari ka shpjeguar edhe arsyet që e çuan në këtë vendim.
“Arsyeja kryesore që mora këtë vendim ishte se nuk arrita të gjej ekip për vitin e ardhshëm. Gjithashtu, një arsye tjetër ishte se nuk doja të qëndroja më në skuadrën aktuale, si dhe ekipet e tjera nuk paguanin mjaftueshëm aq sa doja unë. Gjithashtu, jam I zhgënjyer me shtetin shqiptar, me federatën, që nuk arrijnë të krijojnë një ekip continental me çiklistët shqiptarë”
Duke reflektuar mbi karrierën e tij, çiklisti kuqezi ka rrëfyer edhe pengjet e tij.
“Sigurisht që ka rrierën time do e vlerësoja si një ndër më të veçantat, një ndër më të bukurat, pasi i rezistoi të gjitha krizave të kohës që pësoi çiklizmi si në Shqipëri ashtu dhe në botë. Jam realist, nuk ndihem i përkulur, sepse kisha akoma shumë për të dhënë”.
Sefa ka folur edhe për planet e tij për të ardhmen.
“Tani do të fokusohem te familja dhe profesionet e mia me diplomat që kam. Mund të them se do të shkëputem plotësisht nga sporti, sepse diplomat e mia që kam nuk kanë lidhje me çiklizmin”.
Ylber Sefa ka mbizotëruar në garat e Kampionatit Kombëtar këto vitet e fundit, por ka spikatur edhe në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, duke fituar etapa edhe në sezonet e fundit kur kjo garë u pjesë e kalendarit ndërkombëtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




