Detajet e reja, kush shantazhoi familjen Shumaker pasi i vodhi

Familja Shumaker ishte viktimë e një shantazhi të organizuar pikërisht nga ish truproja e familja. Bëhet fjalë për Markus Fritshe, i cili mori mbi 1500 materiale personale të familjes në një USB dhe dy “hard drive” kur mësoi se do të shkarkohej nga detyra e tij.
Sipas “Daily Mail” mes materialeve të vjedhura ishin edhe fotografi, video, lista e medikamenteve dhe i gjithë historiku i sëmundjes që mundon Mikael Shumakerit pas aksidentit duke bërë ski.
Shantazhuezit kërkuan 15 milionë euro nga familja Shumaker ndërsa mësohet se Markus Fritshe nuk kishte punuar i vetëm por ishte ndihmuar nga truproja tjetër i familjes Yilmaz Tozturkan dhe djali i tij Daniel Lins. Tre keqbërësit kërkuan nga familja Shumaker 15 milionë euro në këmbim të materialeve të vjedhura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




