Grabitën Neres me armë, tre të arrestuar

E kishin bërë planin dhe gjithçka shkoi ashtu siç deshën. Por ata nuk i kanë shpëtuar policisë së Napolit, e cila arrestoi tre personat fajtorë për vjedhjen e një ore me vlerë 100 mijë euro të Neres më 31 gusht, menjëherë pas suksesit të Napolit ndaj Parmës (2-1).
Personat në fjalë, të dyshuar për grabitjen, e ndoqën anësorin brazilian teksa largohej nga Maradona me një furgon (ai ishte nisur drejt një hoteli në qendër), dhe më pas e ndaluan në mes të trafikut duke e kërcënuar me armë për t’i rrëmbyer xhevahirit e çmuar.
Falë videove të regjistruara dhe gjithashtu përgjimeve të autorizuara si pjesë e një hetimi anti-Kamorra, tre kriminelët, banues në Fuorigrotta, u kapën. Ideja e vjedhjes lindi me rastin e nënshkrimit të kontratës së tij si lojtar i Napolit. Atë ditë ish-lojtari i Benfica-s mbante orën e blerë në qershor dhe më pas të vjedhur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




