Klop në podcastin e Kros: Lojtarë si Serxho Ramos i largoja nga

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Jyrgen Klop nuk mund të mos konsiderohet një tifoz i Serxho Ramosit.

Gjatë një interviste për vëllezërit Kros, të cilët e kishin ftuar në podcastin “Einfach mal Luppen”, ish-trajneri i Liverpulit iu rikthye episodit që ndodhi në finalen e Champions League 2018 ku Ramos me një lëvizje të ashpër i theu krahun yllit egjiptian.

“A më duket Ramos një djalë i mirë? Nuk besoj se është një djalë i mirë, sigurisht nuk është mes lojtarëve të mi të preferuar. Këtë fakt mund të vërtetoni duke parë lojtarët që kam stërvitur. Tipa si Ramos i largoja menjëherë. Ajo që ndodhi me Salah nuk ishte rastësi”, tha Klop.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme