“Topi i Artë 2024”, Vinicius Zhunior humbi 1 milionë euro

Sipas medieve braziliane Vinicius Zhunior ka humbur plot 1 milionë euro duke humbur garën me Rodrin për “Topin e Artë”.
“Globo” bën me dije se klauzolën e “Topit të Artë”, Vinicius e kishte futur në kontratën e re të firmosur me Realin pak muaj më parë. Në kontratë thuhej se nëse Vinicius do të fitonte çmimin, i cili për herë të fundit është tërhequr nga një brazilian në 2007 (Kaka), atëherë lojtarit do të përfitonte nga Reali 1 milionë euro.
E njëjta klauzolë është vendosur edhe nga Karim Benzema kur firmosi kontratën e fundit me klubin madrilen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




