Apeli i Ligës Profesioniste Franceze i jep të drejtë Mbape, PSG

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Apeli pranë Ligës Profesioniste Franceze i ka dhënë të drejtë Mbape në kauzën e tij për të marrë edhe 55 milionë euro që refuzon të transferojë PSG.

Siç dihet klubi francez në kontratën që kishte me Mbape kishte një klauzolë besnikërie, e cila duhej që të shlyhej verën e kaluar. PSG duke parë se Mbape nuk rinovoi dhe kishte bërë të qartë se vullneti i tij ishte të transferohej në Madrid nuk kaloi kurrë këtë shifër në llogarinë e sulmuesit.

Tani ky i fundit ka dërguar ish-skuadrën e tij në Ligën Profesioniste Franceze, e cila i ka dhënë të drejtë ditën e sotme.

Pas këtij vendimi PSG ka bërë me dije se nuk lëviz qëndrimi i vet dhe se nuk ka ndër mend që të paguajë Mbape pasi ky i fundit edhe pse qëndroi deri në vitin e fundit të kontratës nuk ka drejtë që të kërkojë të ashtuquajtur “bonus besnikërie”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme