I vodhi celularin një tifozi në një klub nate, arrestohet lojtari
Në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti Mateus Nunes është arrestuar nga policia e qytetit të Madridit pasi i ka vjedhur celularin një tifozi.
Ngjarja ka ndodhur në diskotekën La Riviera. Sipas medieve spanjolle forcat e rendit kanë ndaluar futbollistin, i cili i kushtoi Sitit 54 milionë stërlina, pasi i mori celularin një 58-vjeçari.
Ky i fundit kishte tentuar që të bënte një fotografi me futbollistin në tualet pa lejen e 26-vjeçarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




