Shpikja e anglezëve, “air bag” në gju për të ndaluar dëmtimet

Në vitet e fundit shkenca ka bërë hapa përpara dhe zhvillimi i teknologjive të reja mund të kenë impakt të fortë edhe në botën e futbollit.
Në orët e fundit në Angli po flitet shumë për njërin prej dëmtimeve që kërkojnë një kohë të madhe për tu rikuperuar siç është këputja e ligamenti të kryqëzuar anterior të gjurit. Ky dëmtim ka prekuar sezonin e kaluar dhjetë futbollistë (numri më i lartë është mes femrave) ndërsa këtë vit “viktima” e parë ka qenë Rodri.
Për të parandaluar këtë dëmtim në gju dy shpikës nga Anglia kanë projektuar një sistem, i cili do të parandalojë këputjen totale të ligamentit duke hapur në kohë një “air bag”.
Aparaturam e cila peshon vetëm 107 gramë, falë inteligjencës artificiale, do të hetojë momentin kur ligamenti do të jetë shumë pranë këputjes dhe sekonda përpara do të hapë një “jastëk”, i cili do të parandalojë këputjen e plotë.
Këtë sistem e ka implementuar Cristal Palace në akademinë e saj ndërsa Komiteti Olimpik Kinez ka blerë dhjetra për atletët e saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




