Dani Alvesh del nga burgu dhe organizon ndeshje futbolli me të

Dani Alvesh ka organizuar pak ditë më parë një ndeshje futbolli nëpërmjet një aplikacioni, i cili i kishte lejuar që të bënte dy skuadra të plota.
Sipas “Marca” braziliani është parë teksa luante futboll në një fushë sintetike me fanellën e Boca Juniors ndërsa disa prej “shokëve” nuk kanë nguruar që t’i kërkojnë selfie.
Dani Alvesh ka arritur që të fitojë lirinë pasi pagoi një shifër prej 1 milionë euro si garanci për të mos u larguar nga Barcelona. Ai është shpallur faktor pasi ka përdhuruar një femër në dhjetorin e 2022-it në një diskotekë të qytetit të Katalonjës.
41-vjeçari ka fituar “lirinë” me kusht pas plot 15 muajve ku u mbajt në një burg të Barcelonës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




