Siner në telashe, pozitiv ndaj substancës së ndaluar clostebol

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Pak orë pas fitores “Masters 1000” të Sinsinatit, Janik Siner ka marrë një lajm të keq nga aegjensia anti-doping pasi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës clostebol.

Siç dihet kjo substancë është e ndaluar nga International Tennis Integrity Agency (ITIA), por për momentin tenisti nuk rrezikon ndëshkim pasi arsyet e dhëna janë pranuar nga autoritet përkatëse.

Mësohet se italiani gjatë kohës që ka ushturar këtë sport me normat më të larta të substancës në fjalë ka qenë pjesë e turneut “Indian Wells”, prillin e kaluar.

Stafi i tenistit ka bërë me dije se gabimi është bërë nga ana e fizioterapistit, i cili ka ngarkuar me doza të larta klientin e tyre të kësaj substance gjatë një seance masazhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme