Bullizmi online, Imane Khelif padit Elon Musk dhe JK Rowling

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Numri një i “Tesla” dhe krijuesja e legjendës “Harry Potter” janë paditur zyrtarisht ditën e djeshme nga kampionia olimpike në boks e Algjerisë, Imane Khelif.

Kjo e fundit, ashtu siç kishte premtuar, ka dërguar në rrugë institucionale aludimet e shumta që u bënë gjatë Paris 2024 sa i përket gjinisë së saj.

Nabil Boudi, avokati i Khelif, ka bërë me dije se klientja e tij ka dërguar në gjykatë platformën “X”, e cila nuk e ka tuteluar përballë gjuhës së urrejtjes që është përdorur kundrejtë saj. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme